Breidablik fitoi në shifrat 5-0 ndaj Egnatias duke kaluar më tej në turin e dytë të Champions League. Ndërkohë kampionët e Shqipërisë janë dorëzuar pa kushte duke u eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm në Europë. Menjëherë pas ndeshjes, kapiteni i Breidablik, Gunnlauggson, është tallur pak me këtë fitore duke thënë se te Egnatia nuk rezistuan aspak dhe e hodhën shpejt peshqirin duke pranuar dominimin total nga kundërshtari.
“Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë.
Ata te Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes. Ne nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi. Në ndeshjen e parë pësuam një gol të pafaund në fund, por e ndiemë këtë përmbysje”, tha Gunnlaugsson. /Sport Ekspres/