Egnatia e nis mbrojtjen e titullit me Dinamon dhe Partizani pret Vllazninë, Superiorja ngre sipërin të dielën

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin mbrëmjen e nesërme. Egnatia do të nisë mbrojtjen e titullit kundër Dinamo City-t të dielën mbrëma, duke nisur nga ora 20:00. Në po të njëjtin orar, Teuta pret Bylisin në “Niko Dovana”.

Ndërkohë tre ndeshjet e tjera do të luhen ditën e hënë. Tirana do të luajë në transfertë kundër Laçit, duke nisur nga ora 17:00. Tre orë më vonë, nga ora 20:00, do të luhen paralelisht edhe dy takimet e tjera. Skëndërbeu do të presë në Korçë Elbasanin, ndërsa në “arenën e demave” do të luhet ndeshja më e fortë e javës së parë të Kategorisë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/