Egnatia e nis sezonin e ri në Superiore me ritëm të lartë, merr 3 pikë të tjera edhe kundër Laçit

Egnatia ka marrë një tjetër fitore në këtë edicion të Superiores. Kjo skuadër ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 kundër Laçit, duke grumbulluar 3 pikë të tjera. Goli i parë i ndeshjes u relizua nga ana e Joel, i cili pas kombinimeve të bukura mes Fangaj dhe Zejnullai, i pamarkuar në zonë gjeti rrjetën.

Ndërkohë goli i dytë erdhi në minutën e 67 me Fangajn që goditi fort dhe ishte paksa me fat, teksa pas devijimit të topit nga ana e kundërshtarit, do të shkonte në rrjetë. Vetëm gjashtë minuta më vonë Boçka realizoi një super gol te Laci, por ky realizim i shërben vetëm statistikave. /Sport Ekspres/