Egnatia është ekipi i parë që shkon zyrtarisht në Final Four, ekipi i Tetovës i frikëson të gjithë në garën për titull

Egnatia është ekipi i parë që shkon zyrtarisht në Final Four, ekipi i Tetovës i frikëson të gjithë në garën për titull

Ka përfunduar java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia falë fitores në ndeshjen e sotme ndaj Laçit në transfertë me rezultatin 2-1 siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Po sot u luajtën edhe dy ndeshje të tjera, Partizani – Dinamo City dhe Teuta – Vllaznia. Në “Arenën e Demave” të kuqtë u rikthyen te fitorja në kampionat pasi fituan 2-0.

Ndërsa në “Niko Dovana” takimi Teuta – Vllaznia përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Të premten fituan në takimet e tyre edhe Tirana e Skënderbeu. Bardheblutë triumfuan ndaj Erzenit në “Elbasan Arena” 2-0. Ndërsa Skënderbeu fitoi në “Kukës Arena” 2-0.