Egnatia është zyrtarisht gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Tetovës nuk e njeh hapin e gabuar dhe vazhdon që të jetë në luftë për të fituar në të gjitha frontet. Pas fitores 1-3 ndaj Bylisit në ndeshjen e parë, këtë herë takimi ka përfunduar në shifrat 2-2.
Goli i parë u shënua nga Gjata në minutën e 24 te Bylis, por Xhemajli barazoi në të 41. Misoni u bë më i vështirë për Bylisin teksa Perndreca u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69. Sikur kjo të mos mjaftonte, Bakayoko shënoi në të 72, për të përmbysur ndeshjen. Megjithatë Marouf te Bylisi do të barazonte në të 78 duke mbajtur të impenjuar Egnatian deri në momentet e fundit, në një ndeshje që nuk shkoi edhe aq lehtë sa parashikohej. /Sport Ekspres/