Egnatia ka arritur të fitojë kundër Bylisit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka arritur që të fitojë në shifrat 1-3. Ujka do të shënonte në minutën e 23, ndërsa Ëotlai dyfishoi rezultatin në minutën e 34. Kasa do të mbyllte ndeshjen në minutën e 66, me golin e tretë. Ndërkohë dy minuta më vonë, në të 68, Ruçi do të shënonte golin e vetëm për Bylisin.
Tani mbetet për t’u luajtur dhe ndeshja e kthimit, por Egnatia është shumë pranë gjysmëfinales. Ndërkohë takimi mes Laçit dhe Partizanit është mbyllur në barazimin 0-0. Kurbinasit mbetën me 10 lojtarë pasi Prodani ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Bytycit. Në fund Laçi arriti t’i mbijetojë sulmeve të Partizanit duke lënë gjithçka të hapur npër ndeshjen e kthimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/