Egnatia jep një tjetër shembull për futbollin shqiptar, i lë biletat falas për ndeshjen e Europës

Egnatia ka treguar edhe njëherë tjetër se është në nivel tjetër krahasimisht me ekipet shqiptare. Kjo skuadër do të luajë sot në Loro Borici kundër Vikingur. Kjo ndeshje do të luhet në orën 20:00 dhe është e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 1-0 për rrogozhinasit dhe këta të fundit e shohin kualifikimin më afër se kurrë. 15 autobusë kanë vendosur në dizpozicion për udhëtimin në Shkodër dhe tani vjen një tjetër vendim fantastik. Te Egnatia vendosën që hyrja në Loro Borici të jetë falas dhe të gjithë tifozët do ta shohin këtë përballje pa pagesë në shkallët e stadiumit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/