Dwamena do të ndërronte jetë pas ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit. E gjitha kjo i tronditi të gjithë jo vetëm sportdashësit në Shqipëri, por në mbarë botën, teksa Dwamena nuk ia doli dot në betejën më të vështirë të jetës së tij, atje ku zemra ndali në vendin e tij të preferuar, në fushën e blertë.
Ndërkohë Egnatia ka vendosur që ta nderojë përjetësisht Dwamena-n. Tribuna përballë në stadiumin e Egantias do të ketë pikërisht emrin e këtij ish-lojtari. Një zgjedhje fantastike kjo e presidentit të klubit që është e gjitha për t’u duartrokitur.
Nga ana tjetër, lojtari i Egnatias, Fernando, ka premtuar se do të bëhet gjithçka për trofeun që t’i kushtohet Dwamena-s: “Ne do të japim 200% nga vetja që ëndrra e Dëamena-s për të marrë trofeun, të realizohet”, tha Fernando. Gjithashtu edhe lojtarët e tjerë janë të bindur se këtë vit, askush nuk e ndal dot Egnatian që ka një motiv më shumë se të tjerët për të arritur suksesin. /Sport Ekspres/