Egnatia ka shansin e artë në dorë për të treguar veten në Champions League, ja se me kë do të përballet 

Egnatia ka ndërtuar një super ekip  që po dominon prej kohësh në futbollin shqiptar. Por kur vjen puna për sukseset në Europë, i ka të pamundura. Eliminime me shije të hidhur ndaj ekipeve modeste në letër, ndërsa këtë herë kërkohet që të arrihet suksesi në Europë për të kompletuar gjithë punën e mirë të bërë ndër vite. 

Me rregullat e reja të futbollit tani është vërtet mëkat që nuk ka një ekip shqiptar në nivelet e larta të futbollit. Nëse kalon një tur të Champions League dhe më pas eliminohesh, atëherë gjendesh në turin e tretë të Europa League dhe në finalen e Play Off të Conference League. 

Nëse kalon dy ture në Champions League dhe më pas eliminohesh, atëherë gjendesh në finalen e Play Off të Europa League, ndërsa ke siguruar automatikisht grupet e Conference League. 

Pra ajo që duhet është kalimi i dy ekipeve në Champions League dhe faza e grupeve është e arritur. Në turin e parë, Egnatia ka një short shumë të lehtë për të kaluar, megjithëse këtë duhet ta tregojë në fushën e blertë. 

Ludogrest, Olimpija Ljubjana, Malmo, Zalgiris, Zrinjski, RFS, Steaua e Bukureshtit, Lincoln, KUPS, Tns, Drita, Bredoablik, Linfield dhe Budncost janë kundërshtarët e mundshëm të Egnatias në turin e parë të Champions League. Pra Egnatia do të ndeshet me një nga këta kundërshtarë dhe duke hequr dy-tre emra si Steaua e Bukureshtit apo Ludogorest dhe Ljubjana, të tjerët janë kundërshtarë që Egnatia nuk duhet t’i llogarisë nëse kërkon të bëjë dicka në Europë, në të kundërt, mjaftohet vetëm me kampionatin shqiptar. 

Madje edhe turi i dytë i Champions League, nuk është një ferr i pakalueshëm, përkundrazi, me një ekip të mirë dhe me pak fat, është më shumë se i kalueshëm. Sa për të pasur një ide, Copenhagen, Crevena Zvezda, Ferencvaros, Maccabi Tel Aviv, Slovan Bratislava, Qarabag, Dinamo Kiev dhe Lech Poznana janë mes rivalëve të mundshëm të Egnatias në turin e dytë. Sigurisht, ekipe që janë më lart në nivel, por jo në kufijtë e një ekipi që nuk mund të kalohet. /Sport Ekspres/