Egnatia nuk ndalet dhe kërkon të sigurojë vendin e parë. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka fituar me përmbysje kundër Laçit në shifrat 1-2.
Goli i parë u realizua nga kurbinasit, teksa William Cordeiro shënoi në të 23. Egnatia do të përgjigjej në pjesën e dytë teksa Montenegro në minutën e 62 dhe më pas Ibrahimoglu në të 68, do t’i jepnin tre pikët e arta ekipit të Tetovës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/