Egnatia është eleminuar sërish pa kaluar një tur në Champions League. Kjo skuadër po bën diktatin në Shqipëri, por në Europë po eleminohet pa arritur dot kurrë që të kalojë një kundërshtar të vetëm.
Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, ka publikuar një fotografi menjëherë pas ndeshjes së djeshme. Në fotografi shihet ekipi i Skënderbeut të kohës së historisë në Europë, për të treguar edhe njëherë se kush është skuadra që i zbardhi fytyrën Shqipërisë. /Sport Ekspres/