Egnatia ka një shans të artë në dorë për të shkuar në fazën Play Off të Conference League. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës do të përballet kundër Olimpija Ljubjanës në turin e tretë të Conference League.
Ndeshja e parë përfundoi në barazimin 0-0, pavarësisht dominimit të vendasve. Takimi në Shqipëri pritet të ketë një histori tjetër dhe Egnatia ka mundësinë ideale për të tentuar kalimin në fazën e grupeve të Conference League.
Sa i përket çmimeve, fillojnë nga 5 mijë lekë të vjetra dhe hyrja për femrat do të jetë falas. Një model ky që duhet të ndiqet edhe nga klubet e tjera pasi i jep stadiumit një pamje më të bukur, por mbi të gjitha, shkallët e tij mbushen më shumë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/