Lorenc Jemini ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku dha një koment sa i përket gjysmëfinales së Final Four mes Egnatias dhe Vllaznisë. Gjithashtu Jemini ktheu një përgjigje edhe për teoritë konspirative që tregonin se ky titull do t’i jepej Vllaznisë.
“Ndeshja Egnatia-Vllaznia tregoi që Egnatia ka ekipin më të mirë në Shqipëri. Vllazninë nuk e diskutoi për asnjë moment, ndeshja mund të kishte dalë 5-1, 4-1, vetëm 0-0 nuk duhej të kishte dalë. Vllaznia kishte vetëm një rast sporadik me Balajn dhe kaq. Ranë edhe këto aludimet, bisedat e kafeneve, se kampionatin do ta merrte Vllaznia, se vajti kryeministri piu kafe”, tha Jemini. /Sport Ekspres/