Barcelona do të përballet mbrëmjen e nesërme me Atletikon e Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Hansi Flik është paraqitur përpara mediave në prag të kësaj sfide për të shuar kureshtjet e gazetarëve. Gjatë konferencës trajneri gjerman nuk e ka kursyer një thumbim për rivalin historik të Barcelonës, Realin e Madridit.
“Çfarë mendoni për ata që ia ulin vlerën këtij trofeu, ose që përpiqen të heqin pak nga rëndësia e tij për shkak se nuk jeni përballur me asnjë ekip të ligës elitare këtë vit”, ishte pyetja e shtruar nga njëri prej gazetarëve të pranishëm në sallë.
“Pyesni Realin e Madridit”, është përgjigjur ironikisht Hansi Fliku. Theksojmë se Reali i Madridit u eleminua nga ky kompeticion në fazën e 1/16-ve pikërisht nga një ekip i ligës së dytë, nga Albasete./Sport Ekspres/