Mirlind Daku ishte pranë kalimit te gjiganti rus, Zenit Shën Petersburg, por në fund vendosi të qendronte te Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar përfitoi një pagë të majme nga ky rinovim me klubin, në të cilin është lojtari më i rëndësishëm. Aleksei Popovi ka dhënë një intervistë për “Business Online”, ku ndër të tjera është ndalur edhe te Mirlind Daku. Ish-futbollisti i Rubinit ka deklaruar se sulmuesi shqipta është ndër më të mirët e kampionatit dhe se klubet e mëdha duhet ta kishin transferuar me patjetër në këtë merkato verore.
“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin rus. Ekipet që luftojnë për titullin duhet ta kishin marrë me 100%. Por që kur Rubini e mbajti, Daku e ka kuptuar që klubi ka ambicie serioze. Shpresoj që ai të mos e ketë rinovuar kontratën vetëm prej parave. Duket se ai është bindur që Kazani ka një projekt të madh dhe Mirlindi do të jetë sulmuesi kryesor. Kjo është shumë e rëndësishme për një sulmues”, ka thënë Aleksei Popovi./Sport Ekspres/