Ekipi i Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane kërkon Mario Mitajn, vjen menjëherë përgjigja e Al Ittihad

Mario Mitaj nuk po kalon një moment shumë të mirë te Al Ittihad. Kjo jo për faj të tij, por për shkak të drejtuesve dhe trajnerit, i cili e ka lënë jashtë shqiptarin duke e quajtur si më lehtë të sakrifikuarin nga lojtarët e huaj. Al Ittihad ka kërkuar që të marrë nga Al Nassr qendërmbrojtësin Abulelah Al Amri në huazim. Megjithatë përgjigja e Al Nassr ka qenë menjëherë negative. Por te Al Nasrr, ekipi i Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane, kanë përgatitur një kundër ofertë për Al Ittihad, nëse dëshirojnë huazimin e qendërmbrojtësit të tyre.

Ata kanë kërkuar që të marrin Mario Mitajn në huazim dhe të marrin një shifër parash, në mënyrë që të lënë mbrojtësin e lirë. Megjithatë e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja refuzuese e Al Ittihad, që nuk e dëshironte një bashkëpunim të tillë. /Sport Ekspres/