Ekipi që eliminoi Partizanin bëhet fortesë përballë Bashakshehirit, “kyçën” portën deri në minutën e 87

Saburtalo ka befasuar Bashakshehirin mbrëmjen e sotme. Pasi eliminuan Partizanin nga Liga e Konferencës, gjeorgjianët u kthyen në një fortesë përballë një klubi shumë herë më të fortë se ta në letër. Lojtarët e Saburtalos “e kyçën” portën e tyre deri në minutën e 87.

Ishte pikërisht ky momenti kur Davidsoni theu më në fund mbrojtjen e gjeorgjianëve dhe i dha fitoren minimale 0-1 Bashakshehirit. Ndeshja e kthimit, e cila do të përcaktojë përfundimisht ekipin që do të kualifikohet në “play off” të Ligës së Konferencës, do të luhet javën e ardhshme në Turqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/