Ekskluzive/ Broja humbet gjithë sezonin e Ligës së Kombeve me Shqipërinë, dështon transferimi te Ipsuçi

Fati i keq përndjek Armando Brojën. Në momentin kur dukej se ai dëmtim i gjatë ishte lënë pas dhe kur po gjente sërish formën e tij më të mirë, atëherë erdhi edhe lajmi i keq për sulmuesin shqiptar. Lojtari 22-vjeçar ka rënë sërish pre e një dëmtimi, që e ta lërë jashtë fushave për afërsisht 3 muaj.

Kështu, Broja humbet të gjithë sezonin e Ligës së Kombeve me Shqipërinë. Pavarësisht se ishte pjesë e listës së Silvinjos për dy ndeshjet e muajit shtator, lojtari i Çelsit nuk do të jetë në dispozicion për dy takimet: kundër Ukrainës dhe atë kundër Gjeorgjisë.

Ndërkohë Fabricio Romano raporton se ka dështuar kalimi i 22-vjeçarit në radhët e Ipsuiçit. Armando Broja do të qendrojë te Çelsi, të paktën deri në muajin janar. Pas rekuperimit, ai do té luajë me të rinjtë e Çelsit në mënyrë që të arrijë formën e tij më të mirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/