Ekskluzive/ Mësohet e vërteta për Mario Mitajn në Europë, i vendos një kusht drejtuesëve të klubit

Mario Mitaj është emri i shumëpërfolur i momentit nga lojtarët e Shqipërisë sa i përket transferimeve. Futbollisti i Kombëtares ka zhvilluar performanca fantastike si me Al Ittihad në këtë sezon, por edhe me ekipin kombëtar.

A do të kthehet Mitaj në Europë në këtë merkato vere? Sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, deri tani, nuk ka një ofertë zyrtare të mbërritur te Al Ittihad nga Europa për Marion. Interesimet janë të mëdha dhe vetë dëshira e futbollistit është për të treguar sesa vlen në kampionatet më të forta të Europës.

Megjithatë ai kërkon që ta bëj këtë tanimë jo si një “lojtari i ri” dhe i panjohur, por si një futbollist që do të merrte për shkak të cilësive të tij të mëdha dhe që t’i besojnë vlerave të tij. Duke parë interesimet nga Europa, ende pa ofertë zyrtare dhe mëdyshjen e vetë futbollistit, drejtuesit e Al Ittihad po bëjnë gjithcka për ta bindur Mitajn që të mos largohet.

Ndërkohë vetë lojtari ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të jetë në projektin e parë te Al Ittihad, për të qenë një lojtar titullar dhe për t’u mos larguar nga fusha për shkak të problemeve të ndryshme që mund të lindin në ekip, përtej performancave sportive. Nëse nuk do të ketë një ofertë që mund të ndryshojë gjithë planin e bërë, Mitaj do të vazhdoj edhe këtë sezon te Al Ittihad për të tentuar lëvizjen e madhe në verën e ardhshme, por ajo që mund të konfirmohet është fakti se synimi i Mitajt ngelet padyshim Europa. /Sport Ekspres/