Pas Etnik Brrutit, një tjetër situatë ka shpërthyer mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë herë bëhet fjalë për Dion Gallapenin, talentin 20-vjeçar të Prishtinës. Pak ditë më parë, emisioni kushtuar Kombëtares në Youtube, Koha Shtesë, ka bërë një intervistë me Taulant Dajakun. Ky i fundit na tregoi se Shqipëria do të merrte edhe Gallapenin me Hazrollajn pas Etnik Brrutit. Menjëherë pas asaj interviste, reagoi edhe Kosova.
Sipas Dajakut, Kosova u vendos menjëherë në lëvizje për shkak të asaj interviste. Ai shprehet se Silvinjo do ta ftonte talentin e Prishtinës te Shqipëria A për ndeshjet e marsit si zëvendësues i Mario Mitajt. Megjithatë Kosova që para intervistës i kishte dërguar ftesë me anë të Kosovës U-21 Gallapenit, pas intervistës e ndryshoi menjëherë duke i dërguar ftesë me Kosovën A. Vetëm pak për të kuptuar se çfarë mund të ketë ndodhur në prapaskenë, ndërsa Gallapeni kishte dërguar dokumentet në FSHF dhe kërkonte të luante për Shqipërinë.
“Kosova e mendonte Gallapenin si një lojtar që i duhej vetëm U-21. Ndërkohë Silvinjo e pa si një lojtar zëvendësues ideal të Mitajt dhe pas dëmtimit të Mitaj, e thirri te Shqipëria A. Në këtë presion mediatik dhe trajtimin e keq që po etiketon si tradhtar, Gallapeni ra. Ai bashkë me menaxherin e tij dorëzoi në FSHF dokumentat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare. Është lehtë e konstatueshme. Gallapeni dhe menaxheri i tij dorëzuan dokumentat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare. Kosova i dërgoi ftesë vetëm me U-21 dhe pasi doli lajmi se do t’i bashkohej Shqipërisë, e ndërrojnë ftesën dhe e marrin te Përfaqësuesja A”, tha Dajaku. /Sport Ekspres/