Ekskluzive/ Po afrohen ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, zbulohet se kur do të publikohet lista e Shqipërisë

Shqipëria do të rikthehet që të luajë pas Europianit të Gjermanisë, këtë herë në Ligën e Kombeve dhe me objektivin për të mbërritur në Botëror. Në datën 7 shtator, kuqezinjtë do të përballen në transfertë kundër Ukrainës.

Tre ditë më vonë, Shqipëria do të kthehet në shtëpi për të matur forcën kundër Gjeorgjisë që rezultoi një surprizë e bukur në Gjermani. Ndërkohë sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”, lista e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit do të publikohet në datën 30 gusht. Atje do të mësojmë emrat e thirrur nga Silvinjo dhe priten jo pak surpriza. /Sport Ekspres/