Ekskluzive/ Qazim Laçi kalon me sukses testet mjekësore, gati për aventurën e re në Turqi

Qazim Laçi do të ndërrojë skuadër këtë verë. Mesfushori shqiptar do të largohet nga Sparta e Pragës pas dy viteve e gjysmë të kaluara në kryeqytetin çek. Sezoni i ri do ta gjejë Qazim Laçin në Turqi.

“Sport Ekspres” mëson se lojtari 26-vjeçar ka kryer sot vizitat mjekësore për klubin e Rizesporit, të cilat i ka kaluar me sukses. Tashmë mbetet vetëm firma në kontratë për të zyrtarizuat këtë transferim. Rizespori është pjesë e Super Ligës turke, ku vjet u rendit në vendin e 9, vetëm 5 pikë larg zonës europiane./Sport Ekspres/