El Clasico nuk është më…El Clasico! Në kohën e Flick, nuk ka më një rivalitet të ashpër mes Barcelonës dhe Real Madridit. Në dy ndeshjet e para katalanasit e shkatërruan Realin në drejtimin e Flick, ndërsa në përballjen e fundit, ishte një ndeshje më e bukur dhe e luftuar, por në fund fitoi prapë Barcelona.
Sot po zhvillohet një El Clasico në La Liga, atje ku Reali kaloi në avantazhin 0-2 falë dy golave të Mbappe, i pari me penallti dhe i dyti, me të njëjtën vendosje në mbrojtje të Barcelonës, që lë për të dëshiruar pasi është e hedhur e gjithë përpara.
Por nuk kaluan shumë minuta nga goli i dyti i Mbappe, në të 14 erdhi, ndërsa në minutën e 34, rezultati ishte 3-2. Garcia, Yamal dhe Rapinha përmbysën gjithçka, ndërsa në minutën e 45, Raphina shënoi edhe golin e 4 të takimit. /Sport Ekspres/