Elbasani kthen Flamurtarin te humbjet, nuk ka gola mes Dinamos dhe Teutës

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dy takime të vlefshme për javën e 10 të “Abissnet Superiores”. Elbasani ka rikthyer Flamurtarin te humbjet. Verdhezinjtë janë larguar nga Vlora me një fitore minimale 0-1. Një fitore që i ka dërguar përkohësisht në vendin e parë të renditjes, me 20 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të 2-të.

Ndërkohë nuk ka pasur fitues në përballjen tjetër mes Dinamos dhe Teutës. Skuadrat kanë lënë fushën e lojës me rrjeta të paprekura. Një barazim 0-0, që e dërgon Dinamon në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Teutën në kuotën e 15 pikëve./Sport Ekspres/