Sot është ulur sipari i javës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Elbasani ka mposhtur Dinamon me rezultatin mininal 1-0, ndërsa në krahun tjetër Teuta ka barazuar në shtëpi ne shifrat 1-1 kundër Vorës. Falë fitores së sotme Elbasani ka marrë kryesimin e kampionatit. Verdheblutë udhëheqin klasifikimin me 7 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje.
Fill pas tyre vjen Vllaznia me vetëm një pikë më pak. Ndërkohë 4-shen më të mirë e plotëson Vora me Egnatian me nga 4 pikë secila. Vlen të theksohet se Dinamoja dhe Teuta ende nuk kanë zhvilluar sfidën e prapambetur mes tyre, e cila ishte e vlefshme për javën e parë të “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/