Ekipi i Inzaghit, Al Hilal, ka ndarë rrugët me Botërorin e klubeve. Inzaghi vazhdon me të zakonshmet e tij teksa në ndeshjen më të papritur arrin të fitojë dhe atëherë kur pritshmëritë ngrihen, dorëzohet tërësisht.
Në pak ndeshje me Al Hilal, e njëjta histori, eliminoi Man City dhe në fund u eliminua nga Fluminese, 2-1.
Në fundin e ndeshjes, Kulibali ka kërkuar një penallti pasi është mbajtur nga kundërshtari, por arbitri ka vazhduar lojën. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka vazhduar me ankesat e tij si në kohën e Interit.
“Luajtëm një ndeshje të mirë pas 30 minutave të para, por për fat të keq humbëm 2-1 me Fluminense, që ishte më e saktë se ne në zonë. Penalltia që nuk iu dha Koulibaly? Jam mësuar tani, disa muaj më parë më vodhën një kampionat me rast të tillë”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/