Elseid Hysaj bie ndaj Bodo Glimtit që mbylli karrierën e Kumbullës me Murinjon, edhe shkodrani merr notën 4: U dominua në krahun e tij

Elseid Hysaj u rikthye në një super nivel dhe po bënte ndeshje të nivelit të lartë pasi trajneri i Lacios, Baroni, e përjashtoi për disa muaj nga ekipi. Shkodrani i bëri vend vetes dhe me sjelljen profesioniste, arriti që të bind Baronin se ka ende për të treguar në kryeqytetin italian.

Megjithatë ndeshja e parë e errët në rikthimin e Hysajt ishte ajo e djeshmja në Europa League kundër Bodo Glimtit. Rezultati ishte 0-0, Hysaj u zëvendësua në minutën e 46 pasi hyri si titullar dhe më pas vendasit shënuan 2 gola për 2-0. Megjithëse të jep panoramën e një ndeshje të mirë të Hysajt, në fakt nuk ishte kështu.

Hysaj mori notën 4 nga mediat prestigjoze në Itali, teksa thuhet: “Bodo Glimti dominoi tërësisht në krahun e Hysajt dhe shqiptarit hyri në gjendje paniku, duke u përpjekur të marrë masat për të ndaluar Hauge. I pasaktë, zëvendësimi ishte zgjedhje e goditur”, thuhet në vlerësim. Gjithashtu vlen të theksohet se shqiptarët nuk kanë një histori të bukur nga Bodo Glimti. Para disa vitesh, Marash Kumbulla bëri një paraqitje katastrofale ndaj Bodo Glimtit në turpërimin e Romës, aq sa Murinjo nuk ngurroi ta quante si një lojtar që dukej se ishte pjesë e Serisë B. /Sport Ekspres/