Elseid Hysaj po bind trajnerin e ri të Lacios. Pas 4 ndeshjeve të para të nisura nga stoli, mbrojtësi shqiptar po fillon të zërë vendin e tij në formacion. Tudori e hodhi në fushë nga minuta e parë në përballjen e fundit kundër Xhenoas, në të cilën luajti për 55 minuta.
Ndërkohë, Tudori ka rezeruar një fanellë titullari për Elseid Hysajn edhe në mbrëmjen e sotme kundër Juventusit. Lacio do të luajë shanset e saj ndaj bardhezinjve për një vend në finalen e Kupës së Italisë. Ballafaqimi i parë mes tyre përfundoi me fitoren 2-0 të “zonjës së vjetër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/