Lacio ka publikuar sot listën e lojtarëve me të cilët do të përballojë ndeshjet e mbetura në Europa League. Pas përfshirjes në listën e re te Sërisë A, Elseid Hysaj është përzgjedhur nga trajneri për ta pasur në dispozicion në ndeshjet europiane.
Mbrojtësi shkodran ka fituar besimin e Baronit me profesionalizmin e treguar deri më tani, duke marrë kështu shpërblimin sportiv për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë shqiptari i afruar së fundmi në radhët e Lacios, Arijon Ibrahimoviçi është lënë jashtë listës për Europa League-n./Sport Ekspres/