Emisioni i 12-të i “Në Shtëpinë e Futboll”/ Legjionarët, Abissnet Superiore, vendimet e KE për fondin e mbështetjes së klubeve

Në emisionin e 12-të dhe të fundit për këtë vit të “Në Shtëpinë e Futbollit”, i transmetuar çdo të mërkurë live në FSHF TV, u diskutua performanca e legjionarëve me klubet e tyre, pjesa e parë e szonit 2025/26 e Abissnet Superiore, vendimet e mbledhjes së KE-së në FSHF dhe invesimet e radhës në terrenet sportive.

Nën moderimin e Lenida Halilaj, në studio ishin specialisti i futbollit Florian Riza, drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marius Sulejmani dhe gazetari sportiv Glend Tafaj.

Në pjesën e parë të emisionit u analizuan paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Armando Broja gjen golin e parë me fanellën e Burnley-t, ndërsa Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, duke shënuar dhe asistuar për Trabzonsporin. Gjithashtu, u dskuatuan edhe paraqitjet e Ardian Ismajlit dhe Kristjan Asllanit në ndeshjen e fundit të Torinos ndaj Sassuolos.

Në pjesën e dytë iu dha hapësirë pjesës së parë të sezonit të kampionatit Abissnet Superiore, ku diskutimi u fokusua te ecuria e klubeve dhe statistikat e lojës së zhvilluar deri në tani.

Më tej, emisioni u fokusua te vendimet e mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në lidhje me shpërndarjen e një fondi prej 3 milionë eurosh për klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së parë. Po ashtu, u analizua dhe skema e mbështjetjes së klubeve për futbollin e vajzave, si dhe miratimi i investimit më të fundit për një fushë në Katund të Ri, Durrës.