Empoli i Ismajlit shkruan historinë, eleminon Juventusin dhe kualifikohet për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Empoli ka shkruajtur historinë përballë Juventusit. Ekipi i Ardian Ismajlit ka siguruar për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Toskanët kanë befasuar Juventusin në Torino mbrëmjen e sotme. Maleh tundi rrjetën me një goditje për notën 10 nga distanca në minutën e 24-t të takimit.

Bardhezinjtë u hodhën të gjithë në sulm për të gjetur golin e barazimit, i cili u realizua në minutën e 66. Turami kreu një veprim spektakolar në zonën e Emplit, duke kaluar mbrojtësin me finte e për ta ndalur më pas topin në rrjetë. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-1 dhe fituesi u përcaktua nga gjuajtja e penalltive.

Vlahoviçi dhe Jilldizi gabuan nga 11 metrat, ndërsa në kampin toskan u treguan të gjithë të saktë në goditjet e tyre. Empoli siguroi kështu një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me ekipin e Bolonjës. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Ardian Ismajli, i cili mbante në krahë shiritin e kapitenit. Megjithatë ndeshja përfundoi më herët për lojtarin shqiptar, pasi u largua nga fusha si pasojë e një dëmtimi./Sport Ekspres/