Ëndrra e bukur e Kosovës ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Në “Fadil Vokrri” kanë festuar turqit, të cilët fituan me rezultatin minimal 0-1. Turqisë i mjaftoi vetëm goli i Aktyrkollusë në minutën e 53-të për të siguruar fitoren.
“Dardanët” u përpoqën të ndryshonin fatin e këtij takimi, por nuk ia dolën dot ta dërgonin topin në rrjetë. Falë kësaj fitoreje, Turqia ka siguruar kualifikimin në Kupës së Botës pas plot 24 viteve./Sport Ekspres/