“Ëndrrat mund të bëhen realitet”! Çfarë momenti për shokun e ekipit të Brojës, do të luajë përballë… djalit të tij

Data 11 janar 2025 do të shenjojë një moment të veçantë për familjen Young. Evertoni dhe Peterborough do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e tretë të FA Cup, çka do të sjellë edhe një derbi familjar për shokun e skuadrës së Armando Brojës.

Ashley Young-u, lojtar i Evertonit, do të mund të ketë kundërshtar në fushë djalin e tij 18-vjeçar, Tyler-in. Futbollisti 39-vjeçar ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ku ka shkruar: “Uou… ëndrrat mund të bëhen realitet”./Sport Ekspres/