Partizani do të përballet sot kundër Vorës në Arenën e Demave. Kjo ndeshje do të luhet në orën 20:00 dhe do të jetë takimi i parë për të dyja ekipet në këtë sezon të ri të Superiores.
Por nëse për Partizanin kjo është një ndeshje normale, për Vorën nuk konsiderohet e tillë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vora e quan këtë takim një faqe e re në historinë e klubit me debutimin në Abissnet Superiore.
“DITA HISTORIKE ERDHI!
Futboll Klub Vora shkruan sot faqen më të re të historisë sonë, me debutimin në Abissnet Superiore.
Në javën e parë të kampionatit, ekipi ynë përballet me Partizanin, në “Arena e Demave”, ora 20:00.
Një udhëtim i ri ka nisur. Një sfidë e madhe përpara.
Bashkë drejt historisë”, shkruhet në faqen e Vorës. /Sport Ekspres/