Beshiktashi ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri. Ole Gunar Solskjaeri do të drejtojë bardhezinjtë deri në verën e vitit 2026. Është vetë klubi nga Stambolli ai që ka përcjellë lajmin përmes kanaleve të veta zyrtare në rrjetet sociale.
Tashmë Ernest Muçi dhe Milot Rashica do të kenë mundësinë të marrin leksione nga një legjendë e Mançester Junajtedit. Mbetet për t’u parë se cilën strategji do të ndjekë Solskjaeri me dy lojtarët shqiptarë./Sport Ekspres/