Beshiktashi është shpallur sot fitues i Superkupës së Turqisë. Bardhezinjtë kanë shkatërruar kundërshtarin e tyre me 5 gola në finale. Çiro Imobile tundi rrjetën që në sekondën e 22-të të takimit, duke ngritur herët siparin e golave. Në minutën e 53-të ishte Svensoni ai që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 81-tën minuta, Imobile festoi golin e tij të dytë me fanellën e Beshiktashti. Këtë herë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Por ndeshja nuk përfundoi me kaq për bardhezinjtë e Stambollit. Rafa Silva 4-fishoi shifrat në minutën e 91-të dhe vetëm një minutë më vonë dha asist për Heqimoglunë. Kështu, Beshiktashi triumfoi bindshëm me rezultatin 5-0 kundër kampionëve në fuqi të Turqisë, Gallatasarait, dhe siguron trofeun e Superkupës. Ndërkohë, Ernest Muçi e ndoqi finalen nga stoli, teksa nuk u parapëlqye për asnjë minuta nga trajneri i ri, Van Bronkhorsti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/