Ernest Muçi ka nisur një aventurë të re në karrierë. Pasi mbylli kapitullin me Beshiktash pasi ishte jashtë planit të ekipit, Muçi ka përfunduar te Trabzonspor në Turqi.
Lojtari shqiptar ka shkuar te Trabzonspor në formë huazimi me tê drejtë blerje për shifrën e 8.5 milionë eurove. Menjëherë pas mbërritjes te Trabzonspor, Muçi tha: “Sapo menaxheri më propozoi këtë mundësi, nuk e mendova dy herë. Do të bëj gjithçka që të ndihmoj ekipin dhe që Trabzonspor të më marrë në fund”, tha Muçi. /Sport Ekspres/