Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Air Albania në mbrëmjen e 7 qershorit. Për këtë temë ka pasur analiza në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNews Albania”. Një nga të ftuarit ishte edhe trajneri Dritan Mehmeti, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen, por preku në vecanti edhe temën e Ernest Mucit.
“Nuk e kuptoj sesi Silvinjo e thërret Ernest Mucin dhe nuk e aktivizon. Nuk e aktivizon në asnjë moment, madje as kundër Andorrës, madje as kur rezultati ishte 2-0 kundër Andorrës. Nuk do të luajë as kundër Serbisë ky lojtar, nuk ka llogjikë sportive sesi të luaj pasi ti nuk po e hedh në fushë me Andorrën, nuk ke si e fut me Serbinë”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/