Myrto Uzuni është zyrtarizuar në ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar ka bërë përfundimisht hapin e tij duke lënë Granadan dhe duke iu bashkuar Austin në MLS. Kjo skuadër ndodhet në elitë, ndërsa më parë është renditur mes ekipeve që ndodheshin në vendet e fundit.
Ky transferim është bërë për 12.3 milionë euro dhe kjo ishte shitja më e shtrenjtë në histori për Austin. Futbollisti 29-vjeçar ka nënshkruar për 3 vite, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër në MLS. /Sport Ekspres/