Zhoao Kanselo është vënë në qendër të kritikave pas gabimeve të bëra në përballjen kundër PSG-së. Legjenda holandeze e futbollit, Van Basteni, e quan një çmenduri faktin që mbrojtësi portugez vijon të bëjë të njëjtat gabime edhe në këtë moshë.
“Është çmenduri se si Kanseloja bën ende të njëjtat gabime në këtë moshë (29)”, është shprehur Marko Van Basteni në studion e “Ziggo Sports”.
Në krahun tjetër, De Boeri është në të njëjtën linjë mendimi me Van Bastenin. Ish-lojtari i njohur holandez ka thënë se tashmë qe ka të qartë përse Pep Guardiola nuk e dëshironte Kanselon në Mançester Siti.
“Tani e kuptoj përse Pep Guardiola nuk e pëlqente Kanselon. Ky djalë luajën lojën e tij të futbollit. Ai mendon se futbolli është vetëm ajo që ti bën me topin, ti je një mbrojtës dreqi e mori”, ka thënë Ronald de Boeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/