“Është hera e parë që flas për variantet taktike”! Ideja e Sokol Kushtës për skemën e Kombëtares: Mund të luajmë mirë me 3-5-2

Në kohën e Rejës është diskutuar shumë sa i përket skemës së Shqipërisë që nuk i përshtatet lojtarëve, por edhe në kohën e Silvinjos janë disa lojtarë që po mbeten jashtë dhe nuk po përdoret aftësia e tyre. Më shumë për shkak të vendimin të Silvinjos, teksa Arbër Hoxha dhe Ernest Muci kanë marrë shumë pak besim. I ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, Sokol Kushta ka dhënë edhe një ide sa i përket ndryshimit të skemës së Shqipërisë.

“Mitaj për mua është më i mirë nga mbrojtja në mesfushë sesa nga mesfusha e në mbrojtje. Nga 30 metra e poshtë, ka shumë mangësi, për mendimin tim. Balliu tregoi se e orienton krahun shumë mirë. Mund të bësh treshen e mbrojtjes që kemi ne, mund të bësh një 3-5-2 që mund të kthehet në momente decizive në 5-4-1. Është hera e parë që flas për variante taktike”, tha Kushta. /Sport Ekspres/