Është i etur për sukses te Juventusi, Zhegrova refuzon pushimet dhe shfaqet në stërvitje

Edon Zhegrova po bën realitet ëndrrën e tij. Lojtari shqiptar firmosi pak ditë më parë me Juventusin dhe tani do të provojë të mbajë mbi supe një fanellë të rëndë si ajo e bardhezinjve. Anësori nga Kosova është i etur për sukses në këtë aventurë të re, çka po e dëshmon së fundmi me stërvitjen e tij.

Zhegrova është rikthyer nga një dëmtim i vështirë dhe po përgatitet maksimalisht për të gjetur formën e tij më të mirë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari shqiptar ka refuzuar 4 ditët e pushimit të caktuara nga trajneri Tudor. Zhegrova është shfaqur në qendrën stërvitore të Juventusit, duke zgjedhur të pushojë vetëm të dielën. Ai është i motivuar për të lënë gjurmën e tij te bardhezinjtë, prandaj po stërvitet në mënyrë të palodhur për të qenë 100% gati për fillimin e kampionatit pas ndeshjeve të Kombëtareve./Sport Ekspres/