Është koha e shqiptarëve! Shqiponja po fluturon në duar të ndryshëm, jo vetëm te lojtarët shqiptarë. Edon Zhegrova arriti të shënonte dje me Lille në Conference League, teksa Lille fitoi 3-0 kundër Klaksvik.
Goli i tretë u shënua nga ana e Zhegrovës me penallti. Në fakt, të tre golat erdhën nga penalltia, por trajneri ia besoi lojtarëve të ndryshëm. Fillimisht ishte Yazici që shënoi nga 11-metrat, më pas Angel Gomes dhe më pas Zhegrova.
Vërtet interesante ishte mënyra sesi festoi mesfushori nga Anglia, Angel Gomes dhe Zhegrova. Të dy futbollistët zgjodhën që të festonin me shqiponjë gjatë ndeshjes kundër Klaksvik. /Sport Ekspres/