Mateo Kovaçiç ka një karrierë vërtet të pabesueshme në të cilën arriti të fitojë pothuajse gjithçka që mundi dhe mjafton të thuhet se para se të vinte në Manchester City ai luajti për Interin, Real Madridin dhe Chelsean. Natyrisht, Kovaçiç është rritur në Dinamo e Zagrebit, ku ka treguar se sa i talentuar ka qenë si i ri dhe më vonë e ka demonstruar në mënyrën më të mirë të mundshme në nivelin më të lartë në këtë sport.
30-vjeçari ka dhënë një intervistë për faqen e klubit të Manchester Cityt, ku ka folur për paraqitjet e tij, por ka prekur edhe disa futbollistë të tjerë. Fillimisht bëhet fjalë për Gvardiol, me të cilin luan prej disa kohësh në City dhe në kombëtaren kroate dhe mbrojtësi i ri i ka lënë përshtypje të veçantë Kovaçicit.
Kovaçic tha se për të është e pabesueshme se çfarë karakteristikash futbolli ka Gvardiol dhe madje tha se Kroacia nuk ka pasur kurrë më parë një lojtar të tillë. “Joško është i veçantë. Nuk dua ta lavdëroj shumë, por cilësitë e tij janë të pabesueshme. Në Kroaci kemi pasur gjithmonë mesfushorë dhe mbrojtës të mirë, por ai është një lojtar që mund të bëjë gjithçka dhe të luajë pothuajse të gjitha pozicionet”, thotë Kovaçic dhe shton:
“Ndonjëherë nuk e di as në cilin pozicion ta përdorësh sepse është shumë i mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Këmba e djathtë, këmba e majtë… çdo gjë që ai imagjinon funksionon për të. Fakti që ai është kroat na bën edhe më të lumtur sepse ai është një lojtar që mund të dominojë me vite”. /Sport Ekspres/