Interi është duke marrë rezultate fantastike në Serinë A. Zikaltërit kanë krijuar një grup të fortë në këtë sezon dhe vështirësia e konkurrencës është rritur së tepërmi për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar do ta marrë shansin e tij në mbrëmjen e nesërme.
Interi do të luajë kundër Bologna-s në Kupën e Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, Asllani është projektuar për titullar për këtë ndeshje. Lojtari i Kombëtares ka një nga të paktat shanse të arta për t’i treguar Inzaghit sesa vlen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/