Është momenti për të konfirmuar nivelin e tij, Asllani sërish titullar me fanellën e Interit

Kristjan Asllani ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Pas kritikave që mori në finalen e Superkupës së Italisë, Inzagi tregoi besim absolut te ai, duke e aktivizuar titullar përballë Venecias.

Mesfushori shqiptar i tregoi kritikëve të tij se niveli i tij është në lartësinë e Interit, teksa ishte nismëtari i golit të vetëm të takimit. Ndërkohë sot është momenti i duhur për të konfirmuar veten. Kristjan Asllani është zgjedhur sërish titullar nga Inzagi në përballjen e sotme kundër Bolonjës, e vlefshme për javën e 19 të Serisë A./Sport Ekspres/