Është në qendër të merkatos, ish-drejtori i përgjithshëm: Nëse Rubini shet Dakun, do ta ketë shumë të vështirë

Mirlind Daku është një nga emrat më të lakuar në Rusi sa i përket merkatos. Ish-drejtori i përgjithshëm i Krilia Sovetovitka thënë për “Metaratings.ru” se Rubini Kazani do ta ketë të vështirë këtë sezon në rast se shet Mirlind Dakun. Nëse një skenar i tillë ndodh, atëherë klubi duhet t’i gjejë patjetër një zëvendësues.

“Për mua Rubini është një ekip i mes-tabele, që do të jetë në mesin e renditjes. Sigurisht që nëse nuk do të ketë shitje. Në qoftë se ata e shesin Dakun tani, do të jetë e vështirë nëse nuk e zëvendësojnë me një tjetër sulmues”, është shprehur Denis Maslovi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/