Në listën e publikuar nga Silvinjo, provizore të EURO24, gjendej edhe gardiani i Frankfurtit, Simon Simoni. Një gardian me premisa të jashtëzakonshme për të qenë ylli i Shqipërisë në të ardhmen.
Portier modern i tipit Ter Stegen, dallohet për hapjet e tij dhe fitimin e shumë dueleve kur sulmuesi kundërshtar del përpara tij dhe lojën me këmbë që e ka për notën 10. Simoni ndihet krenar për faktin që është grumbulluar nga Shqipëria në përgatitjet për Europianin.
“Super krenar të jem pjesë e grupit në këto përgatitje për EURO24”, shkruan Simoni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/