ËSHTË SHQIPTAR! Anthony Caci shkruan në gjuhën shqipe, konfirmon ekskluziven e Sport Ekspres dhe gati për Kombëtaren

Pak ditë më parë, Koha Shtesë, publikoi lajmin ekskluziv se Anthony Caci mund të kalojë te Shqipëria. Ne iu kemi bërë me dije se ky emër i është propozuar Rejës nga stafi i FSHF pasi italiani i ka kërkuar një mbrojtës të majtë me origjinë të largët nga Shqipëria, si në rastin e Balliut.

Njërit prej pjesëtarëve të FSHF i ra në sy mbiemri i një futbollistit të Strasburg, Anthony Caci. Nga ana e Federatës u bë cdo përpjekje për të kontaktuar menaxherin dhe familjarët e këtij lojtari, por nuk mbërriti asnjë përgjigje. Më pas emri iu propozua Silvinjos, që mori avionin e parë për ta ndjekur te Mainzi, në ndeshjen kundër Frankfurtit.

Trajneri ishte i bindur dhe do ta merrte këtë lojtar në Gjermani nëse do të ishte shqiptar pasi nuk dihet saktësisht nëse ky lojtar vjen nga trevat shqiptare, përtej mbiemrit të tij. Pas lajmit tonë, tifozë të shumtë shqiptarë kanë komentuar në profilin e këtij lojtari me flamur shqiptar, duke e ftuar te Shqipëria.

Së fundmi Anthony Caci ka publikuar një fotografi duke shkruar: “Vëllai”, si për të vërtetuar origjinën e tij shqiptare. Një dilemë e marrë fund, duket se Anthony Caci do t’i bashkohet Shqipërisë pas Europianit dhe ndoshta Silvinjo do të përdor këtë lojtar si mbrojtës i majtë dhe Mitajn mund ta kalojë si mesfushor të majtë, duke parë aftësinë e tij dribluese dhe teknikën e lart. /Sport Ekspres/