Është shumë pranë kalimi si drejtor sportiv te Milani, Igli Tare e ka në kokë trajnerin e ri që do të dërgojë te kuqezinjtë

Igli Tare është shumë pranë kalimit si drejtori sportiv i Milanit. Shqiptari është për momentin njeriu favorit për të marrë këtë post dhe në ditët në vazhdim, pritet që kësaj historie t’i jepet fund dhe Tare të marrë besimin e presidencës.

Por cili do të jetë trajneri që Tare do të vendos te Milani? Shqiptari ka një emër në kokë, që është jo pak joshës. Roberto de Zerbi është trajneri i parë që Tare dëshiron të dërgojë te Milani. De Zerbi po kalon një sezon fantastik me Marsejën, më të mirin në karrierën e tij, duke grumbulluar 2 pikë për ndeshje.

Por jo vetëm fitore të marra radhazi, ajo që veçohet nga Marseja e De Zerbit është futbolli i bukur, ide moderne dhe dalje nga mbrojtja në sulm nëpërmjet disa pikave të pasimit që nuk përdoren shumë shpesh nga ekipet europiane. Një trajner me uri për të fituar dhe që karrierën e tij si futbollist e ka nisur nga Milanit, për këtë arsye nuk do të kërkonte shumë kohë për t’u bindur dhe për t’u nisur drejt Milanos. /Sport Ekspres/